Drejtësia

KLGJ: Kalojnë procesin e vettingut 17 kandidatë për gjyqtarë nga Shkolla e Magjistraturës

Ndërsa gjykatat janë zbrazur nga procesi i vettingut dhe më shumë se 100 mijë dosje kanë mbetur stok, Këshilli i Lartë Gjyqësor, përgjegjës për rekrutimin e gjyqtarëve të rinj, ka njoftuar se 17 studentët që ndjekin Shkollën e Magjistraturës janë kualifikuar, duke marrë kështu statusin e kandidatit për gjyqtar.

“Sot, në datë 26.10.2023, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi Mbledhjen Plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si më poshtë: Në kuadër të përgjegjësive që ka lidhur me rekrutimin e gjyqtarëve të rinj, Këshilli, në vijim të procedurave të verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore përfshirë dhe pasurinë e figurën, të kandidatëve për pranimin në formimin fillestar në Shkollën e Magjistraturës, për vitin akademik 2023-2024, profili gjyqtar, vendosi kualifikimin e 17 (shtatëmbëdhjetë) kandidatëve”, thuhet në njoftimin e KLGJ-së.

17 kandidatët:

Znj. Ornela Troplini;

Z. Elvis Tosuni;

Znj. Enxhi Bushi;

Znj. Marena Panda;

Z. Ilmi Leka;

Znj. Denisa Laçi;

Znj. Elona Musai;

Znj. Enxhi Tamburi;

Znj. Marinela Prifti;

Znj. Miglena Tabaku;

Z. Brikel Toma;

Znj. Valmira Fejza;

Znj. Elsa Gjini;

Znj. Malbora Selgjeka;

Znj. Elsona Fezollari;

Znj. Anisa Likaj;

Znj. Zoica Strora.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë