Futboll

Klavenes sfidon Ceferin për presidencën e UEFA-s: Më shumë femra në futboll!

Gazeta Si – Presidentja e Federatës Norvegjeze të Futbollit, Lise Klavenes, ka vendosur të kandidojë për kreun e UEFA-s në zgjedhjet e 5 prillit. Ajo synon të jetë numri 1 i futbollit europian, pasi ka bindjen se është momenti për një kthesë në futboll, edhe etike.

Lise Klavenes, kandidate për kreun e UEFA-s. Gazeta Si, 31 mars 2023

“Dua të kem motivet e duhura për këtë pozicion dhe dua të zgjidhem, duke sfiduar kandidatët meshkuj, sepse futbolli është i të gjithëve, edhe i femrave. Do të jetë shumë e vështirë, e di mirë. Nëse nuk do t’ia dal, do të filloj menjëherë betejën për zgjedhjet e ardhshme pas dy vitesh”, – ka deklaruar norvegjezja.

Realisht për të do të jetë shumë e vështirë përballë presidentit aktual Aleksander Ceferin, që kërkon një mandat tjetër në krye të UEFA-s.

Kujtojmë që në zgjedhjet e 5 prillit kandidon për një vend në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Ai është aktualisht anëtar i këtij komiteti dhe kërkon mandatin e dytë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë