Gazeta Si – Erling Haland në vitin 2024 mund të luajë për Realin e Madridit. Shtypi spanjoll është i bindur për transferimin e norvegjezit të Mançester Sitit te ‘Los Blancos’.
Sipas shtypit spanjoll, në kontratën e sulmuesit më të mirë të momentit me ‘qytetarët’ ka një klauzolë që favorizon mjaft Realin.

“Në kontratën e Haland ka një klauzolë që e lejon atë të shkojë te Real Madrid në 2024-ën. Një klauzolë me kushte shumë të favorshme”, – ka thënë ish-futbollisti dhe ish-presidenti Fernando Sanz për ‘El Chiringuito’.
Verën që shkoi Reali kërkoi me ngulm Kilian Mbape. Në një moment gjithçka u duk e kryer, por në fund francezi vendosi të rinovonte. Një veprim që shkaktoi zemërim të madh te presidenti Perez, i cili tashmë mund ta kthejë vëmendjen nga norvegjezi që po bën çudira në Premier Ligë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



