Futboll

Klauzolë anti-sheike, Reali vendos shifrën 1 miliard euro në kontratën e Kamavingës

Gazeta Si – Merkatoja e verës është në një fazë shumë të nxehtë të saj, me shifra të çmendura që vijnë kryesisht nga Arabia Saudite, që kërkon të rrëmbejë emrat më të njohur të futbollit. Disa e refuzojnë, disa të tjerë joshen nga ‘shiu’ i milionave që u afrohen.

Dhe klubet europiane po marrin masat ndërkohë. Sipas së përditshmes “Marca”, Real Madrid ka vendosur një klauzolë anti-sheike prej 1 miliard eurosh në kontratën e Eduardo Kamavingës. Klubi madrilen blindon kështu një nga lojtarët më premtues deri në vitin 2028. Ka një rritje të konsiderueshme të pagës për mesfushorin francez.

Emrat më të lakuar aktualisht në merkato janë Herri Kejn, që duket afër Bajernit të Mynihut, dhe Deklan Rajs, për të cilin Uest Hemi ka refuzuar 116 milionë euro nga Arsenali. Mateo Kovaçic është zyrtarizuar te Mançester Siti një ditë më parë.

Në Itali, sulmuesi Markus Turam ka mbyllur kalimin tek Interi, ku ka firmosur një kontratë deri në vitin 2028. Prezantimi i tij do të bëhet më 1 korrik.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë