Nga Gazeta Si – Pasi siguroi kualifikimin në ¼ finalet e Kupës së Italisë në mesjavë, Juventusi rikthehet në kampionat, në transfertën e Kampanja-s, përballë Napoli-t.
Bardhezinjtë e nisin fundjavën në vendin e 7 në klasifikim me 23 pikë, 5 më pak se Napoli që renditet i dyti.
Fakte interesante
• Juventus është skuadra që ka fituar më shumë ndeshje (71) dhe ka shënuar më shumë gola (228) kundër Napoli-t në Serie A.
• Rezultati 1-1 është më i zakonshmi mes Napoli-t dhe Juventus-it në Serie A, me 22 ndeshje të përfunduara në barazim; i fundit ishte më 6 Janar 2022 (gola nga Dries Mertens dhe Federico Chiesa).
• Në 20 ndeshjet e fundit mes Napoli-t dhe Juventus-it në fushën e Napolit, janë shënuar 62 gola: mesatarisht 3.1 gola për ndeshje (38 nga Napoli dhe 24 nga Juventus-i).
• Teun Koopmeiners pasoi më shumë se dyfishi i mesatares, në 4 ndeshjet e luajtura nën drejtimin e Luciano Spalletti-t (85 për ndeshje), krahasuar me 7 ndeshjet nën drejtimin e Igor Tudor (40 mesatarisht).
• Goli i parë nga 6 në Serie A për Andrea Cambiaso-n erdhi kundër Napoli-t më 29 Gusht 2021, kur ai luante për Genoa-n.
• Weston McKennie luajti ndeshjen e 200 në të gjitha kompeticionet me Juventus-in kundër Udinese-s. Që nga debutimi (2020/21), vetëm Manuel Locatelli (201) ka luajtur më shumë ndeshje për bardhezinjtë se amerikani.
Fokusi te kundërshtarët
• Napoli ka fituar 3 ndeshje rradhazi në të gjitha kompeticionet (kundër Atalanta-s, Qarabag dhe Roma-s) për herë të parë që nga periudha Maj–Shtator 2025 (atëherë 4 rradhazi).
• Nga skuadrat e Serie A, Napoli është ajo që ka më shumë ndeshje pa humbje në shtëpi (17 – 13 fitore, 4 barazime), ndjekur nga Juventus (11 – 8 fitore, 3 barazime).
• Nëse nuk humbet kundër Juventus-it, Napoli do të mbetet i pamposhtur në shtëpi në Serie A për 1 vit të tërë kalendarik për herë të parë që nga viti 1987 (11 fitore, 3 barazime). Deri tani, ka arritur 12 fitore dhe 4 barazime në “Maradona” gjatë vitit 2025.
• Scott McTominay nuk ka shënuar në 5 ndeshjet e fundit të Serie A; ai ka zhvilluar më shumë ndeshje pa gol në këtë kampionat vetëm mes Shkurt-Prill 2024 (6 ndeshje).
• David Neres është përfshirë në shënimin e 5 golave në 6 ndeshjet e fundit në Serie A (3 gola dhe 2 asist), pasi nuk kontribuoi për asnjë gol në 16 ndeshjet paraardhëse.
Napoli: Milinkovic-Savic; Beukema, Rrahmani, Buongiorno; Di Lorenzo, Elmas, McTominay, Olivera; Neres, Lang; Hojlund
Trainer: Antonio Conte
Juventus: Di Gregorio; Kalulu, Kelly, Koopmeiners; Cambiaso, Locatelli, Thuram, Kostic; Conceicao, Yildiz; David
Trainer: Luciano Spalleti
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



