Futboll

Klasikja e Shqipërisë shkon për Tiranën, Hasani shënon në minutën e 7-të shtesë

Gazeta Si – Vllaznia-Tirana, apo klasikja e Shqipërisë siç quhet, është mbyllur me fitoren 0-1 të Tiranës. Kjo ndeshje këtë herë u zhvillua në stadiumin e Kukësit, sepse në ‘Loro Boriçi’ të Shkodrës po rregullohet fusha.

Sfida u vendos nga një gol i Florent Hasanit në minutën e 7-të shtesë. Tirana në fakt pati iniciativën gjatë gjithë ndeshjes, krijoi disa raste, por goli i fitores do të vinte vetëm në minutën e fundit shtesë.

Vllaznia e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë, pasi Geralb Smajli u ndëshkua me dy kartonë të verdhë. Shkodranët bënë pak në këtë ndeshje, megjithatë ishin afër marrjes së pikës. Një moment shpërqendrimi, kur u mendua se ndeshja kishte përfunduar, i ndëshkoi ata.

Tirana ngjitet kështu në kuotën e 13 pikëve, duke iu afruar 3 pikë Egnatias kryesuese. Vllaznia mban vendin e 5-të aktualisht, me 9 pikë. Java e 8-të e Superiores do të mbyllet ditën e diel, me ndeshjet Laçi-Skënderbeu, Partizani-Kukësi dhe Teuta-Erzeni.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë