U dhuronte kënaqësi tifozëve dhe të pasionuarve të futbollit me lojën e tij kur ishte futbollist Roberto Mançini. Atë klas ai nuk e ka humbur kurrë, e ka ruajtur edhe me kalimin e viteve. E ka treguar gjatë pjesës së parë të ndeshjes me Uellsin, me një numër aty në zonën e tij.
Trajneri i Italisë ka befasuar publikun e stadiumit “Olimpico” me një goditje me thembër fluturimthi. Atyre që e njohin mirë u ka ardhur menjëherë në mendje ai gol i jashtëzakonshëm i realizuar në ndeshjen Parma-Lacio, më 17 janar të 1999-ës.
🇮🇹 Roberto Mancini 😏#EURO2020 pic.twitter.com/1CeFnShMV8
— La UEFA (@UEFAcom_it) June 20, 2021
Vitet kalojnë, por klasi mbetet po ai, nuk vdes kurrë. Mançini ndërkohë ka barazuar rekordon e Pocos, me 30 rezultate pozitive radhazi në stolin e Italisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.