Gazeta Si – Reali triumfon në ‘El Clascio’ dhe tani komandon i vetëm në La Liga. Në ‘Santiago Bernabeu’ djemtë e Karlo Ançelotit mundën 3-1 Barcelonën, me gola të Benzema, Valverde dhe Rodrigo. Ferran Torres shënoi për katalanasit.

Madrilenët ishin më lart gjatë shumicës së kohës, luajtën me më shumë besim dhe shfrytëzuan dobësitë e kundërshtarit. Sfida u zhbllokua nga një ‘tap-in’ e Benzema që në minutën e 12-të, pas një aksioni të shpejtë me protagonistë Kros dhe Vinicius.
Barcelona e kaloi goditjen me kalimin e minutave dhe iu afrua golit, por në momentin e saj më të mirë mori një tjetër goditje nga Reali. Valverde shkarkoi të djathtën nga jashtë zonës, duke mposhtur Ter Shtegen.
Ksavi bëri disa lëvizje në pjesën e dytë dhe Barcelona shkurtoi diferencën 7 minuta para fundit me Ferran Torres. Ne shtësë Rodrigo ‘vulosi’ rezultatin me penallti dhe tashmë Reali është shkëputur 3 pikë nga katalanasit. Benzema fitoi edhe duelin individual me Levandovskin në këtë ndeshje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




