Nga Gazeta ‘Si’-Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, akuzon opozitën se po e saboton atë në arenën ndërkombëtare.
“Dikush i ka dërguar Borrellit letër nga Serbia, që të mos vendosë sanksione ndaj Kurtit, as ndaj atyre që keqtrajtojnë njerëzit. Ata kanë shkruar për të vendosur sanksione ndaj vendit të tyre. Kjo nuk kishte ndodhur kurrë, askund, në asnjë vend. E kuptoni?”, tha ai.
Vuçiç shtoi se opozita e ka bërë këtë vetëm për përfitime politike dhe personale.
“Nëse Qeveria mund të rrëzohet ashtu, vetëm që ata të marrin diçka për vete, është kaq e papërgjegjshme dhe joserioze”, deklaroi ai.
Ai përsëriti ankesën e zakonshme se pret shumë presion ndërkombëtar pas zhvillimeve të fundit dhe se është në pritje të paketës që do të dërgojë në Beograd “pesëshja e madhe” e zyrtarëve të Francës, SHBA-ve, Italisë, Gjermanisë dhe BE-së.
Më 21 tetor, Serbinë e vizitojnë Miroslav Lajçak, Gabriel Escobar, Emmanuel Bonn, Jens Plotner dhe Francesco Talo.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




