Shendet

Kistet në vezore, 10% e vajzave janë të prekura-Ja simptomat

Kistet në vezore janë të shpeshta tek gratë. Arsyet e kësaj sëmundje janë të ndryshme dhe shpesh herë të pashpjegueshme.

Gjinekologja Moza Keta shpjegoi për Gazetasi.al se kistet e vezoreve ose sindroma e ovarit polikistik prek rreth 10 për qind të grave dhe vajzave.

Gjinekologja Moza Keta.

Sipas shpjegimeve shkencore kistet janë qeskëza të mbushura me lëng brenda ose jashtë vezoreve. Gruaja ka 2 vezore të cilat janë vendosura në të dyja anët e mitrës.

Gjinekologja Keta shton më tej se kistet janë një rrezik për infertilitet. Kjo për shkak të çrregullimeve hormonale dhe rritjes së nivelit të insulinës në gjak.
Keta shton se në të tilla raste është prezent sindromi policistik i cili është i vështirë për t’u trajtuar.
Sipas mjekëve ka edhe kiste që nuk janë të rrezikshme, por mund të shkaktojnë pa rehati.
Në këto raste kistet zhduken edhe pa trajtim.

Simptomat e përgjithshme janë:

-Çrregullime të menstruacioneve.

-Dhimbje në zonën e barkut që përhapen deri në kofshë. 
-Dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale.

-Simptoma të ngjashme me shtatzëninë (të vjella, dhimbje gjoksi, marramendje)
-Ndjesi fryrje për më shumë se dy ditë.

Deri më tani në vendin tonë nuk ka të dhëna statistikore për kistet në vezore. Mjekët thonë se ka gra që kistet i formohen edhe muaj pas muaji.
Shumica e kisteve nisin me funksionimit normal të ciklit menstrual dhe quhen kiste funksionale.
Ndërkaq, ka edhe raste komplikacionesh.  Ndër to përmendet zmadhimi i tepërt i kisteve aq sa shkakton gjendjen që quhet përdredhje e vezoreve.

Gjithashtu, një tjetër komplikacion është çarja e kistit dhe mund të shkaktojë hemoragji të brendshme.
Në të gjitha rastet mjekët këshillojnë kontroll të herë pas hershëm. Keta shton se trajtimi i kisteve është i vështirë dhe i gjatë. Sipas saj kërkon durim dhe ndjekje rigoroze të këshillave të mjekëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë