Gazeta Si – Një 52- vjeçar është ekstraduar nga Britania e Madhe në Shqipëri, pasi është i dënuar me 25 vite burg për vrasje.
Interpol Tirana tha se Artan Muça ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Elbasanit, pasi në 1997 vrau me kallashnikov dy persona.
Sipas policisë, më 1 qershor 1997, në një bilardo në fshatin Kusarth në Elbasan, vrau me armë zjarri kallashnikov shtetasit S. Gj. (pronari i bilardos) dhe B.M.
52-vjeçari lindur në Elbasan, u arrestua në 2021 në Britaninë e Madhe, si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Mançesterit.
Artan Muça ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Elbasanit, në vitin 2001, e ka dënuar me 25 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”.
Pas shkëmbimit të një sërë korrespondencash dhe pas këmbënguljes së autoriteteve shqiptare, është finalizuar ekstradimi i shtetasit Artan Muça, në vendin tonë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




