Ka ndodhur

Kishte shkuar për t’u larë, mbytet në lumë 14-vjeçarja

Një 14-vjeçare në Berat është mbytur në lumin Devoll. Ngjarja ka ndodhur pasditen e të enjtes në fshatin Fermë Partizani ku një grup adoleshentësh të moshës 14-15 vjeç kishin shkuar për t’u larë në lumë.

Shtetasja G.K., 14 vjeçe është futur për t’u larë dhe për pasojë është mbytur. Punonjësit e policisë pasi kontrolluan në lumë, gjetën dhe nxorën trupin e pajetë.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë