Ka ndodhur

Kishte kthyer banesën në magazinë të përpunimit të drogës, arrestohet 29-vjeçari në Kurbin

Nga Gazeta Si – Një i ri ka rënë në prangat e policisë së Kurbinit, pasi akuzohet për kultivimin droge.

Në kuadër të operacionit “Light” u arrestua shtetasi Ylli Tafa, pasi kishte përshtatur banesën për tharjen e bimëve narkotike që rezultuan 57 kg si dhe u gjetën edhe 100 bimë të kultivuara në pronën e tij.

Policia thotë se 29-vjeçari Ylli Tafa ishte banues në lagjen “Drita”, Mamurras, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit të ushtruar brenda banesës së 29-vjeçarit që e kishte përshtatur si magazinë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 57 kg bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të grira e të vendosura në proces tharjeje. Në vijim të kontrollit u sekuestruan edhe 100 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u gjetën të kultivuara në ambientet e jashtme të banesës së shtetasit Y. T.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë