Ka ndodhur

Kishte humbur kontaktet me familjen që prej 20 janarit, gjendet i pajetë 41-vjeçari në Pukë

Një 41-vjeçar është gjetur i pajetë në një pus uji, në afërsi të fshatit Fierzë në Pukë.

Sipas informacioneve nga policia, bëhet fjalë për shtetasin Vladimir Kola, nga Fierza me banim në Durrës.

Pasi kishte shkuar në vendlindje dhe kishte vizituar disa prej familjarëve, Kola kishte shkëputur kontaktet me familjen prej 20 janarit.

Mësohet gjithashtu se 41-vjeçari, i pamartuar, njihej si përdorues i pijeve alkoolike dhe kishte pasur edhe më herët humbje të kontakteve me familjarët.

Ndërkohë trupi i pajetë i Kolës sapo ka mbërritur në morgun e spitalit të Pukës, ku po i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë