Ka ndodhur

Kishte fshehur në stallë bagëtish arsenal armësh dhe municion luftarak, në pranga 40-vjeçari

Policia ka zbuluar arsenal armësh dhe municion luftarak në një stallë bagëtish në fshatin Starovë të Pogradecit.

Dyshohet se armët do të trafikoheshin në Maqedoninë e Veriut.

Sipas policisë, shtetasi me inicialet A. J.  posedonte në banesën e tij një arsenal armësh më saktë në një stalle bagëtish, në afërsi të banesës së tij.

Në stallën e bagëtive u gjetën: Një mitraloz i lehtë; një armë zjarri tip automatik; dy pushkë gjysmëautomatike; një sasi e konsiderueshme municioni luftarak; krëhëra automatiku, pushke dhe mitralozi; 1 gjerdan mitralozi me 30 fishekë; një granatë dore ofensive; pjesë të lëvizshme të pushkës, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

40 vjeçari, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, u vendos në prangat e policisë.

Sipas bluve, ai do të trafikonte arsenalin e armëve dhe municioneve luftarake, në drejtim të Maqedonisë së Veriut.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë