Ka ndodhur

Kishin zënë hapësirat e plazhit publik në Durrës, sekuestrohen 183 shezlongë dhe çadra

Gazeta Si – Dy administratorë të dy subjekteve në plazhin Sektorin Rinia të Durrësit pasi kishin zënë hapësirën në plazh me çadra dhe shezlongë pa autorizim.

Si rezultat i kontrolleve, janë sekuestruar 183 shezlongë dhe çadra që ishin vendosur pa autorizim, ku nisi hetimi për 35-vjeçarin E. B., dhe 46-vjeçarin F. Gj.

35-vjeçari kishte vendosur 42 shezlongë dhe 21 çadra, pa lejen përkatëse, ndërsa 46-vjeçari kishte vendosur 80 shezlongë dhe 40 çadra, pa lejen përkatëse.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Plazh i lirë”, kanë vijuar kontrollet dhe verifikimet në të gjithë vijën bregdetare të qarkut, me qëllim lirimin e hapësirave publike, të zëna në kundërshtim me ligjin”, thuhet në njoftimin e policis137.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë