Kisha e Shën Mërisë në Bënjë, Përmet, monument kulture i kategorisë së I-rë, është një objekt me vlera të veçanta, ndërtuar mes viteve 1789 dhe 1891.
Sipas Drejtorisë së Kulturës Kombëtare, Gjirokastër, kisha filloi së ndërtuari në 1789 dhe ndërtimet e zbukurimet mbaruan përfundimisht në 1891. Ajo u mbyll në 1967 dhe u rihap në 1991. Restaurimi i fundit daton 2017. Hyrja për në kishë bëhet nga ana e perëndimit nëpërmjet një harkade e përbërë nga dy kollona guri.
Narteksi përbëhet prej dy katesh. Hipja për në katin e dytë bëhet nëpërmjet shkallëve të drunjta në krahun e majtë.Hyrja për në naos bëhet nëpërmjet një dere në qendër të narteksit duke zbritur tre këmbë shkalle. Gjithashtu ka dhe një hyrje të dytë prej një dere në jug e cila lidhet me hajatin e hapur.
Naosi përbëhet nga katër kolona që lidhen midis tyre nga harqe me qemer dhe në qendër ngrihet kupola cilindrike e përbërë me katër dritare të ngushta.Nga të dyja faqet anësore veri –jug përbëhet nga nefe cilindrike me drejtim lindje-perëndim.
Naosi ndriçohet nga katër dritare të mëdha në faqet veriore dhe jugore ambienti i altarit ndahet nga naosi nëpërmjet ikonostasit të punuar me gdhendje në dru arre, me pas ndodhet apsida në formë gjysmë rrethore.
Këmbanorja është me dy hapësira mbuluar me harqe dhe me kolonë në mes, e cila ndodhet sipër në faqen ballore të hyrjes për në kishë.
Në vitin 1967 u mbyll nga regjimi komunist dhe u rihap në korrik 1991. Në datë 21 Nëntor, kjo kishë pret pelegrinët e luginës, që festojnë ditën e ‘Shën Mërisë së Bënjës’./ata
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.