Ne rrjet

Kina sfidon SHBA në ‘luftën e qiejve’ me J-35A, super-avionin luftarak të gjeneratës së pestë

Gazeta Si – Me super-avionin luftarak të ri të gjeneratës së pestë, J-35A, Kina heq maskën dhe zbulon të gjitha ambiciet e saj për të sfiduar epërsinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në qiej.

“Airshow China 2024” në Zhuhai, Guangdong, nuk ka përfaqësuar kurrë mundësinë më të mirë për presidentin Xi Jinping për të treguar rezultatet e procesit të modernizimit të forcave të armatosura në vitin e 75-vjetorit të themelimit të Forcave Ajrore të Ushtria Çlirimtare Popullore.  Deri më tani vetëm Shtetet e Bashkuara kanë pasur dy avionë luftarakë operativë “stealth”, F-22 dhe F-35.

Performanca e parë e J-35A bëri një bujë të madhe në mediat sociale: ai u ngjit mbi turmën e spektatorëve në një fluturim të shkurtër, duke bërë një ngjitje të pjerrët përpara se të largohej dhe të zhdukej nga pamja, sipas videove të postuara nga media shtetërore.

Një dizajn i ri, më futurist dhe larg nga ato të krijuara në modelin tradicional rus, deri në pikën e afrimit të modeleve amerikane dhe duke e shtyrë Pekinin drejt një roli me peshë më të madhe globale, duke filluar nga Indo- Paqësori.

Dizajni i J-35A, në fakt, të kujton shumë atë të gjuajtësit-bombardues amerikan të gjeneratës së pestë të “Lockheed Martin”, F-35, forma e të cilit, nga trupi deri te sipërfaqet e kontrollit, është projektuar për të minimizuar madhësinë e tij në radar.

Megjithatë, detajet e publikuara mbi performancën janë të kufizuara. Nuk ka dyshim se kapaciteti prodhues i Kinës ka nënkuptuar që J-35 mund të jetë më i lehtë dhe më i lirë për t’u ndërtuar sesa ekuivalentët e tyre të shtrenjtë në SHBA, duke u dhënë atyre një avantazh në tregjet e mundshme të eksportit, siç komentohet nga Peter Layton, bashkëpunëtor kërkimor në Think-tank i Institutit të Shërbimeve Mbretërore të Bashkuara.

Në ekspozitën e madhe ndërkombëtare të aviacionit dhe hapësirës ajrore të Kinës, u shfaqën në mënyrë të paprecedentë tre lloje të avionëve luftarakë: përveç J-35A, një grup i J-20-ve kinezë dhe avioni i ri i prodhimit rus, Su-57.

Deri pak vite më parë, vëmendja do të ishte monopolizuar nga super-avioni i Forcave Ajrore të Moskës. Por duke pasur parasysh përparimet e pamohueshme teknologjike kineze, prania në Airshoë China e sekretarit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare Ruse, Serghei Shoigu, u shfaq më shumë si një blerës sesa një shitës, në mes të vështirësive të hasura në luftën e nisur nga Moska ndaj Ukrainës.

Për të sfiduar amerikanen “UH-60 Black Hawk”, helikopteri Z-20J i ushtrisë kineze bëri debutimin e tij në variantin detar.

Është konsideruar një hap i rëndësishëm nga analistë ushtarakë për të mbushur boshllëqet në aftësinë e Marinës së Pekinit.

Z-20J po shkon drejt krijimit të një platforme të plotë dhe të besueshme anti-nëndetëse. Megjithëse Kina po vendos anije luftarake gjithnjë e më të avancuara si pjesë e modernizimit të saj afatgjatë ushtarak dhe ka boshllëqe në mbrojtje.

Flota e saj në zhvillim është e ekspozuar ndaj sulmeve me nëndetëse, përballë aftësive mbrojtëse tashmë të përmirësuara mirë nga shumë rivalë.

Përpjekjet për të forcuar aftësitë detare, nga ana tjetër, po ecin me shpejtësi, ndërkohë që thashethemet për testimin e modeleve të aeroplanmbajtësve me energji bërthamore po shumohen, kërcimi i vërtetë në cilësi vjen pas tre aeroplanmbajtësve konvencionale – “Liaoning”, “Shandong” dhe “Fujian”.

Në fund, çuditërisht, një anije e re kozmike u shfaq në Zhuhai, dekada pas përfundimit të një programi të ngjashëm amerikan.

Quhet “Haolong” dhe është një anije pa pilot e ripërdorshme, e cila në planet e raportuara nga “China Daily” do të përdoret për të transportuar mallra në stacionin hapësinor kinez Tiangong, falë ndihmës së një rakete bartëse.

Ka pak informacion në dispozicion për projektin, duke përfshirë kohën e zbatimit, përveç besimit të plotë se ai do të zbatohet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë