Nga Gazeta ‘Si’- Kina i është kundërpërgjigjur SHBA-së për tarifat e vendosura nga Trump dhe ka njoftuar një tarifë të re prej 125% për importet amerikane.
Kjo vlerë është rritur nga 84% që ishte shpallur të mërkurën dhe është e njëjtë me tarifën aktuale që SHBA ka vendosur për mallrat kineze të importit.
Tarifat e reja do të hyjnë në fuqi nga e shtuna (12 prill) njoftoi Ministria kineze e Financave.
Në të njëjtën kohë, ministri deklaroi se “nëse SHBA këmbëngul të vazhdojnë të shkelin interesat e Kinës, atëherë Pekini do të marrë kundërmasa dhe do të “luftojë deri në fund”.
“Vendosja e tarifave jashtëzakonisht të larta të SHBA-së ndaj Kinës shkel seriozisht rregullat e tregtisë ndërkombëtare, ligjet bazë ekonomike”, shtoi ministria kineze.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.