Ne rrjet

“Kina rreziku më i madh për Shqipërinë!”

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka vlerësuar sërish sot Shqipërinë për mos blerjen e rrjetit 5G nga Kina duke deklaruar se vendi ynë fitoi një “betejë” në luftën për siguri.

E Ngarkuara me punë e SHBA-së në Shqipëri Leyla Moses-Ones deklaroi në konferencën 'Demokracia përballë rrezikut të teknologjisë' se Tirana është e palëkundur në partneritetin me Amerikën duke ua bërë të qartë disa vendeve, referuar Kinës, se disa gjëra nuk janë në shitje. Si Moses-Ones ashtu edhe ekspertë të tjerë të pranishëm në këtë konferencë u shprehën të sigurt se Kina është rreziku më i madh për Ballkanin dhe Shqipërinë.

Diplomatja e SHBA-së e cilësoi teknologjinë 5G si një “armë në duart e Kinës”.

"Është një infrastrukturë komplekse dhe kritike. Kjo është një çështje shumë e rëndësishme. Ka vende kaq të palëkundura në botë në këtë partneritet dhe Shqipëria në bën shumë krenarë. Strategjia e Kinës për të përdorur marrëveshjet infrastrukturore. Por e kam thënë që Shqipëria e ka deklaruar se disa gjëra nuk janë për shitje. Liria nuk është për shitje, sigurisht që e vlerësoj shumë" tha ajo.

Po ashtu për gjeneralin amerikan James Jones shqetësimi kryesor për Shqipërinë është Kina dhe tentativa e saj për të kontrolluar të dhënat globale përmes teknologjisë 5G.

"Teknologjia 5G do të jetë sistemi që mbërthen sensorët, do të bëjë që të gjithë të jenë më funksionalë dhe më të zgjuar. Vendet që do të rrokullisen të parët do të përfitojnë avantazhet e lëvizjes, do të krijojë begati për të përmbushur angazhimet ndaj miqve dhe aleatëve”, u shoreh ai.

Sipas gjeneralit Jonës, Rusia është në fuqi në rënie por rritja e Kinës, është një shqetësim për vendin tonë.

Gjenerali amerikan James Jones

“Kina e shikon përdorimin e pajisjeve 5G si platforma tregtare inteligjente që vendosen në zemër të sistemeve të kombeve në të gjithë botën. Ato i japin në dorë një lak shumë të fuqishëm. Kalimi në 5G i ofron miqve të SHBA një mundësi të artë për të ndërtuar një siguri më të madhe kibernetike për të përmirësuar sigurinë e rrjeteve tona. Diskutimet për 5G po bëhen gjithnjë e më serioze. Shqipëria ka treguar qartë se është pjesë e luftës dhe tani është koha e duhur për të bërë më shumë" tha ai.

Pjesëmarrës në këtë konferencë ishte edhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruci dhe Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, George Tsereteli, i cili u shpreh se tashmë lufta me armë është zëvendësuar nga ajo kibernetike. Ai kërkoi bashkëpunim dhe kujdes nga Shqipëria, duke njoftuar se të takohej me të gjithë aktorët përkatës të politikës në Shqipëri.

“T'u kthehemi teknologjive të reja 5G, kjo është shumë e rëndësishme, që të kemi bashkëpunim mes asamblesë dhe Shqipërisë. Sa i takon sigurisë kibernetike me teknologjitë e reja është në interesin tonë të punojmë më shumë me këto çështje. Nuk është vetëm një garë për të përfaqësuar teknologjinë 5G, por për sigurinë e rajonit. Edhe në Gjeorgji kemi risqe dhe kërcënime nga Rusia. Kemi një luftë të madhe kibernetike dhe vendet duhet të bashkëpunojnë shumë më tepër për të parandaluar masa të tilla" tha Tsereteli.

esidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, George Tsereteli

Ndërkohë Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi e shfrytëzoi këtë konferencë për të kritikuar BE-në për mos hapjen e negociatave për anëtarësimin me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke deklaruar se vendi ynë u la tanimë në kryqëzimin e ndikimeve të huaja.

“Kjo dëmton jo vetëm vendet e rajonit,, por vetë sigurinë në BE. NATO dëmtohet nga këto qëndrime konfuze të BE-së. Jemi në kryqëzimin e ndikimeve të huaja. Nuk mendoj se refuzimi i KE për hapjen e negociatave do pasohet direkt nga rritja e influencës ruse dhe kineze. Por duhet të pranojmë se jo të gjitha vendet e rajonit kanë të njëjtin vizion Perëndimor si Shqipëria. Disa nga fqinjët tanë janë më pak të imunizuar nga influencat jo perëndimore kjo bën rajonin tonë më të dobët dhe më të thyeshëm ndaj tyre”, tha ai.

“Serbia dhe Mali i Zi kanë çelur negociatat, por janë në vend numëro. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut u refuzuan nga ky proces në mbledhjen e KE në 17 tetor. Dikur BE, kërkonte peticionet për të justifikuar dilemat e saj, sot burokratët duken më të kthjellët se vetë lidershipi i BE. Ndërsa Kosova dhe Bosnje Hercegovina kanë një perspektivë ende më të paqarta akoma. Kjo pozitë asimetrike mes integrimit në NATO dhe integrimit të BE jo vetëm vendet e rajoni në vetvete, por gjithë sigurinë e Bashkimit Europian. Sigurisht që NATO ka problemet e saj dhe mund të mos jetë absolutisht perfekte, por vizioni dhe investimet e saja për sigurinë dëmtohen nga këto qëndrime konfuze të BE.”

Ruçi deklaroi se qëndrimet konfuze të BE dëmtojnë edhe NATO-n dhe rrezikojnë sigurinë pasi theksoi se Ballkani Perëndimor ka kapacitete të ulëta për t’u mbrojtur nga ndikimet ruse.

“Burokracia e BE nuk na hapi negociatat. Kjo dëmton jo vetëm vendet e rajonit, por vetë sigurinë në BE. NATO dëmtohet nga këto qëndrime konfuze të BE-së” tha ndër të tjera kryeparlamentari.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë