Kina të enjten raportoi vdekjen e saj të parë nga Covid-19 për herë të parë në tetë muaj ndërkohë që e gjen veten në një betejë të egër për të frenuar rritjen e rasteve të reja.
Më shumë se 20 milion njerëz janë nën bllokim në veri të vendit dhe një provincë ka shpallur gjendjen e emergjencës, ndërsa numri i rasteve ditore rritet.
Kina e kishte vënë kryesisht nën kontroll shpërthimin e virusit përmes një serie bllokimesh të rrepta dhe testimesh masive. Por 138 raste tjera u raportuan nga Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë të enjten, më i madhi në një ditë të vetme që nga marsi i vitit të kaluar.
Autoritetet shëndetësore nuk kanë detaje rreth vdekjes së regjistruar së fundmi, përveç se ajo ndodhi në Hebei, krahina përreth Pekinit ku qeveria ka vendosur një bllokim në disa qytete.
Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Xinhua, të paktën 885 pacientë janë duke marrë trajtim në të gjithë vendin, me 24 prej tyre në një gjendje të rëndë.
Autoritetet filluan javën e kaluar testimet masive dhe mbyllën lidhjet e transportit, shkollat dhe dyqanet në kryeqytetin e provincës Hebei Shijiazhuang, epiqendra e shpërthimit të fundit.
Hebei gjithashtu ka filluar ndërtimin e spitaleve të reja në terren për t’u përgatitur për shpërthimin e rasteve të reja. Ajo shtoi se viktima e regjistruar së fundmi dhe rastet e reja kishin ardhur si një “tronditje” për shumë njerëz, pasi jeta normale “dukej se kishte rifilluar” për muajt e fundit.
Provinca fqinje Xingtai, me shtatë milionë banorë, gjithashtu është bllokuar që nga e premtja e kaluar. Ndërkohë provinca e Heilongjiang shpalli një “gjendje emergjente” të mërkurën, duke u thënë 37.5 milion banorëve të saj të mos largoheshin nga provinca nëse nuk është absolutisht e nevojshme.
Deri të enjten, asnjë viktimë nga Covid-19 nuk ishte raportuar zyrtarisht në territorin e Kinës që nga maji i vitit të kaluar. Ajo vjen ndërsa Kina përgatitet për një hetim politikisht të ndjeshëm mbi origjinën e pandemisë nga një panel ekspertësh të OBSH-së. Ekipi prej 10 vetash arriti të enjten në Wuhan, qyteti qendror kinez, ku virusi u zbulua për herë të parë në fund të vitit 2019.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.