Me sa duket lufta tregtare ka nisur!
Kina do të përgjigjet shumë shpejt në mbrojtje të vetes nëse SHBA-të i lëndojnë interest me tarifa tregtare të reja, është shprehur zëdhënësi i ministrit të jashtëm.
Paralajmërimi që vjen nga Pekini është rezultat i vendimit të SHBA-ve për të vendosur tarifa të reja për 50 miliardë dollarë importe kineze.
Të enjten, zyrtarë amerikanë janë takuar në Shtëpinë e Bardhë për të kufizuar listën origjinale të 1300 kategorive në rreth 800 të tilla.
Detyrimet për çelikun dhe aluminin e huaj të cilat u anonçuan në mars, kanë hyrë në fuqi tashmë.
Këto tarifa që prekin Europën, Meksikën, Kanadanë dhe Kinën i nxisin këto vende për të ndërmarrë veprimet për kundërpërgjigje.
Vendimi bëri që G7 fundjavën e kaluar të përfundonte në një rrëmujë të vërtetë me presidentin amerikan Donald Trump që u tërhoq nga mbështetja për deklaratën e përbashkët duke iu kundëvënë Kanadasë pritëse.
Amerika thotë se tarifat e saj ndaj të mirave kineze vijnë si përgjigje ndaj asaj që quan vjedhje të pronësisë intelektuale.
SHBA-të dëshirojnë që Kina të ndalë praktikat të cilat supozohet se inkurajojnë transferimin e pronësisë intelektuale – projektimin dhe idetë në lidhje me produktet – tek kompanitë kineze, siç është detyrimi që firmat e huaja kanë për të ndarë pronësinë me partnerët lokalë për të hyrë në tregun kinez.
Sot në Pekin, zëdhënësi i Ministrit të Jashtëm kinez Geng Shuang përsëriti edhe një herë paralajmërimet e mëparshme, se të gjitha bisedimet tregtare midis Kinës dhe SHBA do të ishin të pavlefshme nëse Uashingtoni do të vendoste sanksione tregtare.
“Pozicioni ynë mbetet i njëjtë,” tha ai.
” Nëse SHBA-të marrin masa të njëanshme dhe proteksioniste që dëmtojnë interesat kineze, ne do t’i përgjigjemi menjëherë duke marrë vendimet e nevojshme për të mbrojtur të drejtat dhe interesat tona legjitime.”
Impakti “Serioz”
Të enjten, drejtuesja e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) Christine Lagarde paralajmëroi se politikat tregtare të administratës Trump kishin të ngjarë të dëmtonin ekonominë amerikane dhe të dobësonin sistemin tregtar të botës.
Ajo u shpreh se një luftë e mundshme tregtare do të kishte si rezultat “humbës në të dy anët” dhe do të kishte gjithashtu efekte “serioze”.
Ndërsa FMN pret që mosmarrëveshja tregtare të ketë pasoja ekonomike relativisht të vogla – duke ngadalësuar PBB-në me fraksione pikë përqindjeje – zonja Lagarde tha se ishte e shqetësuar për mënyrën se si lufta do të ndikonte tek ndjenjat.
“Ajo që është më shumë kritike dhe me ndikim në këtë moment..është impakti tek besimi,” tha ajo gjatë një conference për shtyp në Uashington.
FMN tha se Shtëpia e Bardhë, e cila ka kërcënuar gjithashtu se do të tërhiqet nga Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut (Nafta), po iu përgjigjet shqetësimeve në rritje për efektet anësore të tregtisë së lirë.
“Këto masa megjithatë mund të ndryshojnë ekonominë më tej nga një sistem tregtar i hapur, i drejtë dhe i bazuar në rregulla, me efekte negative për ekonominë amerikane dhe për partnerët tregtarë”, tha FMN.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.