Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka folur ditën e sotme për marrëveshje me Kinën gjatë mbledhjes së kabinetit, pasi i ka vendosur tarifa 145 %.
“Ne do të shohim se çfarë do të ndodhë me Kinën,” tha Trump gjatë fjalës së tij.
“Ne do të donim të ishim në gjendje të arrinim një marrëveshje. Ata me të vërtetë kanë përfituar nga vendi ynë për një periudhë të gjatë kohore. Ata na kanë zhveshur”, tha Trump.
“Gjithçka që po bëjmë është ta kthejmë gjithçka në vendin e duhur”, shtoi ai. “Ne jemi duke e rimenduar tabelën dhe jam i sigurt se do të jemi në gjendje të shkojmë shumë mirë”, shtoi ai më tej.
“Kam respekt të madh për presidentin Xi. Ai ka qenë, në kuptimin e vërtetë, një mik i imi për një periudhë të gjatë kohore”, tha Trump më tej.
“Unë mendoj se ne do të përfundojmë duke punuar për diçka që është shumë e mirë për të dy vendet. Unë e pres me padurim atë”, përfundoi Trump.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.