Shkencëtarët kinezë kanë krijuar një makineri që mund të dënojë njerëzit për krimet që kanë bërë me ndihmën e inteligjencës artificiale.
“Prokurori” i inteligjencës artificiale mund të vlerësojë çështjet ligjore me një saktësi prej 97% bazuar në një përshkrim të rastit sipas ekipit. South China Morning Post zbuloi se kjo makineri u krijua dhe u testua nga zyra më e madhe e ndjekjeve penale në Kinë.
Profesori Shi Yong, drejtuesi i akademisë së shkencave në Kinë dhe i këtij projekti tha se teknologjia mund të ndihmojë në reduktimin e punës së prokurorëve, duke i lejuar ato të fokusohen në detyra më të vështira.
Shi dhe kolegët e tij thanë se ky sistem mund të zëvëndësojë prokurorët deri në një fazë të caktuar, pasi sërish do të nevojitet prania e tyre,
Kina ka qenë vendi që implementoi herët teknologjinë e inteligjencës artificiale(AI) që në 2016, ku shumë prej prokurorëve përdorën një mjet që njihet me emrin System 206. Ky mjet mund të vlerësojë qëndrueshmërinë e dëshmive, kushtet për një arrestim dhe sa i rrezikshëm mundet një person të jetë për publikun.
Mirëpo të gjithë mjetet AI kanë një rol të limituar pasi ato nuk ndikojnë në procesin vendimmarrës apo në vendosjen e masave të arrestit.
Burimi: South China Morning Post/Përshtati Gazeta Si
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



