Humor

Kina këshillon SHBA: Rri mbyllur sa të të blej në eBay

Megjithëse askush nuk e beson se Kina e ka mposhtur koronavirusin, vendi i është rikthyer normalitetit dhe aktiviteti ekonomik, përfshirë prodhimin dhe eksportet është thuajse normal. Amerika? E mbyllur si mos më keq.

Si të mos mjaftonte, tregjet në Kinë janë hapur dhe lulëzojnë, ndoshta edhe sepse është e vështirë që të ushqesh 1.5 miliard gojë vetëm me patate të skuqura.

Ministri kinez i Financave, Ui Uip Ju Of (lexo anglisht We Wipe You Off, që në shqip do të thotë pak a shumë “ne ju shfarosim/zhdukim”) kërkon nga Amerika që të deklarojë falimentimin, sepse “ne sapo t’ju blejmë ju, blejmë edhe Meksikën dhe Kanadanë me të njëjtin çmim.

Presidenti kinez, Xi Jingping i dërgon shpesh të fala SHBA me mesazhin “Ju jo punë! Ju shpi!”. Është prekëse! Por, ka thashetheme se agjenti i tij personal i shitblerjes së trojeve, Xi JinPingPong ka qenë i zënë këto kohë me detajimin e kontratës së blerjes së SHBA.

Kur u pyet se përse, Xi u përgjigj: “Trump gjithmonë thotë “bli Amelikin”, ndaj unë do ta bëj. Thjesht kërkoj që ata të vazhdojnë të mbajnë Amerikën të mbyllur, kështu që mund të blej në eBay”.

*Autori i këtij shkrimi është Axel Thomas, shkrimtar dhe gazetar i pavarur

Burimi: Genesius Times. Përshtatur në shqip nga gazetasi.al


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë