Nga Gazeta ‘Si’-Tajvani do të jetë pjesë e Kinës qoftë edhe me forcë. Është ky paralajmërimi ekstrem i Ministrit të Mbrojtjes së Kinës, Dong Jun gjatë një konferencë në Singapor. Sipas zyrtarit të lartë të Kinës, perspektiva e ‘ribashkimit’ paqësor e Kinës me Tajvanin po gërryhet nga separatistët e Tajvanit por edhe nga forcat e Jashtme të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në marrëdhëniet midis dy vendeve.
“Perspektiva e “ribashkimit” paqësor me Tajvanin po “gërryhet” gjithnjë e më shumë nga separatistët tajvanezë dhe forcat e jashtme. Për Tajvanin “ne mbetemi të përkushtuar ndaj bashkimit paqësor. Ushtria Popullore Çlirimtare Kineze ka qenë gjithmonë një forcë e pathyeshme dhe e fuqishme në mbrojtjen e bashkimit të atdheut”, tha Dong Jun, Ministri i Mbrojtjes së Kinës.
Kina e sheh Tajvanin e qeverisur në mënyrë demokratike si territorin e saj, ndërsa në disa raste ka organizuar stërvitje të rrezikshme luftarake rreth ishullit si kundërpërgjigje ndaj fjalimit të Presidentit të ri të Tajvanit, të cilin Pekini e quan jo miqësor.
“Ne do të ndërmarrim veprime të vendosura për të frenuar pavarësinë e Tajvanit dhe do të sigurohemi që një komplot i tillë të mos ketë kurrë sukses,” tha Ministri i Mbrojtjes së Kinës.
“Ne jemi shumë të sigurt në aftësinë tonë për të penguar pavarësinë e Tajvanit”, tha më tej ai.
Zyra presidenciale e Tajvanit tha se Kina kishte keqinterpretuar pozicionin e qeverisë së Tajvanit në konferencën e Singaporit, ku Tajvanit nuk iu lejua të dërgonte përfaqësues. Presidenti i Tajvanit, ka bërë vazhdimisht oferta për bisedime me Pekinin, por është refuzuar. Ai thotë se vetëm populli i Tajvanit mund të vendos për të ardhmen e vendit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




