Nga Gazeta ‘Si’- Një përgjigje ka ardhur nga Kina, pas tarifave të vendosura nga administrata e Trump.
Kina tha të premten(4 prill) se do të vendosë tarifa reciproke prej 34% për të gjitha importet nga Shtetet e Bashkuara nga 10 prilli.
Trump të mërkurën njoftoi se Kina do të goditet me një tarifë prej 34%, në krye të 20% që ai vendosi më parë në fillim të këtij viti, duke e çuar totalin e taksave të reja në 54% dhe afër shifrës prej 60% që ai kishte kërcënuar gjatë fushatës.
Eksportuesit kinezë, si ata nga ekonomitë e tjera anembanë botës, do të përballen me një tarifë bazë prej 10%, si pjesë e taksës së re prej 34%, për pothuajse të gjitha mallrat që dërgohen në ekonominë më të madhe të konsumit në botë nga e shtuna përpara se “tarifat reciproke” të mbetura të hyjnë në fuqi nga 9 prilli.
Tarifa mesatare e SHBA për mallrat kineze do të jetë 76%, sipas Chad Brown, bashkëpunëtor i lartë në Institutin Peterson për Ekonominë Ndërkombëtare dhe kryeekonomist në Departamentin e Shtetit për vitin e fundit të administratës së Biden.
Trump nënshkroi gjithashtu një urdhër ekzekutiv që mbyll një boshllëk tregtar të njohur si ”de minimis ” që ka lejuar paketat me vlerë të ulët nga Kina dhe Hong Kongu të hyjnë në SHBA pa taksa.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.