Para

Kina do të zhdukë paranë në letër. Plani për valutën digjitale

Kina si shteti i parë që përdori paranë në letër për më shumë se 1.500 vite tashmë po mundohet të kthejë çdo vlerë monetare në digjitale, duke zhdukur letrën dhe monedhën.
Me këtë ide qeveria kineze synon të monitorojë habitatet e shpenzimit të konsumatorëve. Meqë “Big Brother po ju vëzhgon” u bë normale në shoqërinë kineze, ku të gjithë e dinin se po kontrollohen në telefon, rrjete sociale, tashmë “Big Brother” do të futet dhe në kuletën e tyre.
Krijuesit e kësaj metode të re monetare thonë se është një mënyrë për të ndaluar mashtrimet.
Ekonomistët nga Bloomberg shprehen se shumë shpejt qeveria e Kinës mund të marrë në dorë dhe dy kompanitë më të mëdha të transferimit të parave në vend, pra një kontroll total i çdo qytetari.
Me digjitalizimin e të gjithë valutës së vendit, Kina ka fuqinë të zhvlerësojë dollarin amerikan.
Një valutë digjitale është zgjedhja e Kinës, përderisa një valutë ndërkombëtare nuk mundi ta ketë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë