Kina do të përgjysmojë tarifat në rreth 75 miliardë dollarë të importeve nga Sh.B.A në fund të muajit, duke i’u përgjigjur në mënyrë resciproke veprimit të Sh.B.A-së.
Reduktimi do të hyjë në zbatim në orën 01:01 pm të 14 shkurtit ne Pekin, sipas një deklarate të Ministrisë së Financave të enjten, në të njëjtën kohë kur SH.B.A. do të zbatojë ulje të tarifave për produktet kineze. Detyrimet ndëshkuese të Kinës për mallrat amerikane që u miratuan nga 1 shtatori i vitit të kaluar do të ulen, ku norma për disa mallra do të bjerë në 5% nga 10%, dhe të tjerët në 2.5% nga 5%.
Të dy vendet pranuan të ulin tarifat për mallrat e njëri-tjetrit, si pjesë e marrëveshjes “fazë-një” të nënshkruar muajin e kaluar. Ndonëse lufta tregtare midis dy ekonomive më të mëdha në botë është ndaluar, ka përsëri shumë tarifa ndëshkuese të mbetura në tregtinë e tyre bilaterale.
Koronavirusi i vazhdueshëm që ka marrë më shumë se 500 jetë në Kinë dhe mijëra të sëmurë ka shqetësuar kombin aziatik nëse duhet të anulojë kërkesat tregtare nëse situata përkeqësohet. Kompania China National Offshore Oil Corp. u tha furnitorëve të saj se nuk do t’i marrë ngarkesat e gazit natyror të lëngshëm për të cilat ka rënë dakord.
Marrëveshja e 15 janarit ka një klauzolë që thotë se SH.B.A. dhe Kina do të konsultohen “në rast se një fatkeqësi natyrore ose një ngjarje tjetër e paparashikueshme” i vonon këto vënde nga zbatimi i marrveshjes. Zyrtarët kinezë shpresojnë që Sh.B.A të pajtohet me Kinën duke i ofruar hapësirë për ndonjë fleksibilitet në lidhje me premtimet në marrëveshjen e tyre tregtare “fazë-një”.
“Sh.B.A po monitoron me kujdes zhvillimet mbi virusin dhe do të ketë një ide shumë më të mirë gjatë dy javëve të ardhshme”, tha sekretari i Thesarit Steven Mnuchin të enjten në Rrjetin e Biznesit Fox. “Bazuar në informacionin aktual, unë nuk pres që do të ketë ndonjë problem nga ana e palës kineze në përmbushjen e angazhimeve të tyre.”
Tarifat e tjera hakmarrëse që Kina ka vendosur ndaj mallrave të Sh.B.A-së do të mbeten, sipas marrveshjes “faza një”.
“Ne nuk shohim ndonjë ndikim nga kjo ulje tarifore – masat janë në përputhje me atë që po bën pala amerikane,” tha Li Qiang, kreu i Shanghai JC Intelligence Co. “Kina do të vazhdojë të mos heqë dorë nga tarifat e vëna mbi importin e produkteve bujqësore , për sa kohë që pala amerikane nuk heq dorë nga tarifat e saj ndëshkuese”, shton ai.
Valuta kineze pësoi rritje me 0.3% ndaj dollarit me lajmin e reduktimit të tarifave nga importet e mallrave ameikane. Kontratat e të ardhmes të sojës u rritën me 0.4% në Chicago Mercantile Exchange. Dhe kontratat e të ardhmes së indeksit Brent u rritën me 2.4%.
Ekonomistët e vlerësojnë gjëndjen e tregtisë së përgjithshme në janar si të kontraktuar për shkak të festës së Vitit të Ri Hënor dhe shpërthimit të koronavirusit.
Tarifat “hakmarrëse” të naftës së papërpunuar amerikane do të ulen në 2.5% nga 5%. Tarifat ndëshkuese të sojës do të zbresin në 27.5% nga 30%, dhe në 30% nga 35% do të zbresin tarifat ndëshkuese për mishin e derrit, viçin dhe pulën.
“Kina shpreson që të dy palët të respektojnë dhe zbatojnë marrëveshjen për të rritur besimin e tregut, për të promovuar zhvillimin e lidhjeve ekonomike dypalëshe dhe për të lehtësuar rritjen ekonomike globale,” thuhet në deklaratën e Ministrisë e kineze të Financave.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje