Ka ndodhur

“Kimistja 2”, arrestohet 24-vjeçarja që shiste drogë sintetike në lokalet e Tiranës

Një aksion policor i koduar me emrin “Kimistja 2”, ka vënë në pranga një 24-vjeçare në Tiranë, e cila shpërndante lëndë narkotike sintetike.

Policia kishte informacion se D.Z., iu shiste drogë sintetike të llojeve të ndryshme klientëve në lokalet e natës, kryesisht në zonën e Porcelanit, Pazarit të Ri dhe në ish-Bllok. Droga shitej kundrejt çmimit 10 mijë lekë të vjetra, deri në 100 mijë lekë të vjetra një kokërr.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesë, 24-vjeçares iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë të dyshuar heroinë, ekstazi, metadon dhe një aparat celular.

Gjithashtu, asaj i është sekuestruar edhe një lloj droge në formë të lëngët, të cilën e shpërndante me shiringë, që zakonisht përdoret nga moshat e reja, duke e tretur në pije.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë