Ngjarje

Kimia, treqind vite histori e elementëve në 99 sekonda

Ne e dimë që elementët kimikë na ndihmojnë të kuptojmë realitetin. Tabela periodike (ose tabela e Mendelejevit siç e njohim ne) na lejoi të shfrytëzojmë magnetët e përhershëm që mund të na ndihmonin të gjeneronim energji elektrike dhe të zbulonim përbërësit për të çrrënjosur sëmundjet në të gjithë botën.
Deri para “ndonjë viti” tabela periodike ishte pak a shumë bosh. Videoja është realizuar nga Dr. Jamie Gallagher, shkencëtar i materialeve dhe përmbledh tre shekujt e fundit të zbulimeve të elementëve kimikë.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=2&v=7kCCWWtCrpA

Gjithçka nis më 1718, kur Isaac Newton aplikoi metodën shkencore në studimin e elementëve. Në atë epokë njiheshin elementët si hekuri, bakër, ar, argjend dhe plumb, por tabela periodike përmbante vetëm 11% të elementeve krahasuar me sot.

Zbulimet e reja erdhën në shekullin e vonë XVIII dhe në fillim të XIX. Më saktësisht, mes 1788 dhe 1825 tabela dy-fishohet, duke kaluar nga 26 në 53 elementë .

Në shekullin XX mësojmë diçka më shumë rreth atomeve, protoneve, elektroneve, neutroneve e pra, mbi strukturën e gjërave. Tabela periodike merr formën e asaj që kemi studiuar në shkollën e mesme. Elementët radioaktiv sintetikë si unununa (numri atomik 111), i cili tani njihet si Roentgenium (Rg) dhe zbulimet në dekadat e fundit, kanë ndihmuar që tabela periodike të kthehet në dimensionet aktuale: 118 elemente.

*Burimi:ilsole24ore


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë