Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka inkurajuar SPAK-un që të vijojë të hetojë penalisht korrupsionin dhe krimin e organizuar.
Në një postim në Twitter, Kim shkruan se është takuar me kreun e SPAK, Arben Kraja dhe thekson se lufta ndaj individëve të korruptuar do të vijojë, pavarësisht ngjyrimit politik, pasurisë apo pushtetit të tyre.
“Takova sot shefin e SPAK për të nënvizuar edhe një herë pritshmërinë që SPAK do të ndjekë penalisht korrupsionin dhe krimin e organizuar – pavarësisht sa i fuqishëm apo i pasur, pavarësisht se cilës parti. Me më shumë prokurorë dhe hetues të rinj të BKH, SPAK po jep gjithnjë e më shumë rezultate çdo ditë”.
Kim thotë se që nga fillimi i vitit 2021, “SPAK ka hapur 264 raste të reja (218 korrupsion + 46 organizata kriminale). 127 persona janë dënuar. Vendimet përfundimtare të gjykatës konfirmuan konfiskimin e € 70+ milion që tani i janë transferuar shtetit shqiptar. Hap pas hapi”, shkruan Kim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



