Ndërkohë që Shqipëria po pret mbërritjen e refugjatëve të parë afganë, ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim deklaroi sot se SHBA po punojnë ngushtë me qeverinë shqiptare për strehimin e tyre.
Në një prononcim për mediat pas takimit me ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, ambasadorja Kim i ka shprehur mirënjohje popullit shqiptar për ndihmën dhe tha shtetasit afganë do të strehohen përkohësisht në Shqipëri.
E pyetur për numrin e tyre, ajo deklaroi se nuk e ka ende numrin konkret të afganëve që do të vijnë në Shqipëri.
“Kishim një takim shumë të mirë sot. Jemi të prekur nga vendimi i Shqipërisë për t’i dhënë strehim të përkohshëm. I shpreh mirënjohje popullit shqiptar për ndihmën e tyre. Ne nuk kemi një numër të saktë ende, po ndryshon shumë shpejt. Njerëzit do të vijnë këtu përkohësisht dhe më pas do të vendosen në SHBA. Disa po vendosen direkt në SHBA”, tha ambasadorja Kim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




