Ambasadorja e SHBA në Tiranë thotë se pret rezultate të tjera nga SPAK në goditjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
“SPAK hetoi me sukses një organizatë kriminale duke çuar në burg 17 trafikantë droge dhe sekuestruar 5 milionë euro asete. Shpresojmë që SPAK të japë edhe më shumë rezultate kundër krimit të organizuar dhe korrupsioni”, tha Kim.
Ambasadorja shpërndan në rrjetet sociale njoftimin e SPAK për dënimin e Xhevi Ndokës, vëllait të ish-deputetit Arben Ndoka dhe personave të tjerë të përfshirë në një sërë aktivitetesh kriminale në qytetin e Lezhës.
Reagimi i Ambasadores mbërrin në të njëjtën ditë që SPAK njoftoi nisjen e hetimeve kryesisht për përgjimet e antimafias italiane, që hedhin dyshime se “Ndragheta” ka pastruar paratë e pista në sektorin e ndërtimit në Tiranë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.