Analize

Kim ndryshon strategji. Do të zhvillojë bombën atomike, ëndërron të pushtojë Seulin

Kim Jong-un përcakton një "mision dytësor" për raketat bërthamore: dominimin e gadishullit Korean. Fjalimi në mesnatë në Phenian. Marshalli nuk flet më vetëm për parandalim. Ai studion strategjinë e Putinit

Gazeta Si – Çfarë ndodhet pas Ukrainës? Një fjalim i Kim Jong-un në mesnatë në Phenian, tërhoqi vëmendjen e botës ndaj krizës në Gadishullin Korean.

Marshalli njoftoi një ndryshim kërcënues të strategjisë së tij: “Armët tona bërthamore nuk mund të kufizohen në misionin e parandalimit të një lufte, nëse interesat tona themelore do të jenë në një situatë që nuk e duam, ne duhet të përdorim arsenalin për një mision dytësor”.

Kjo do të thotë se raketat bërthamore, të ekspozuara deri më tani, si një policë sigurimi të jetës, shndërrohen nga një parandalues, ​​në një instrument lufte për të pushtuar Seulin, me forcë ose me shantazh, vërejnë disa analistë.

Me xhaketë e bardhë me kopsa të arta dhe shirita të verdha, pranë gjeneralëve dhe gruas së tij, Kim ishte në tarracën me pamje nga sheshi “Kim Il Sung” në Phenian.

Ndërsa në këmbët e tij kishte ICBM të reja ende të paprovuara në fluturim dhe rreze të shkurtuara të pajisjeve taktike, raketahedhës dhe tanke të shumta.

Një shfaqje e makinës së luftës me të cilën regjimi ka mësuar popullin e tij dhe botën.

Por, risia është në arsyetimin e Kim-it për “misionin dytësor” dhe në testet e fundit të raketave pak ditë më parë.

Më 16 prill, dy raketa taktike (me rreze të shkurtër) u ngritën nga bregu lindor i Koresë së Veriut dhe goditën një objektiv të vendosur në një shkëmb 110 kilometra larg.

Ata kanë kaluar thuajse pa u vënë re, madje duke pasur parasysh se ditët e fundit janë raketat ruse të hedhura mbi qytetet ukrainase ato që kanë përqendruar vëmendjen.

Mbrojtja e Seulit zbuloi se dy bombat u lëshuan nga plazhi privat në qendër të rezidencës verore të Kim në zonën Hamhung.

Pothuajse një fishekzjarr për të kënaqur liderin suprem dhe oborrin e tij. Por pse po vazhdo të zhvillojë raketa me rreze të shkurtër veprimi, kur Koreja e Veriut tashmë ka në arsenalin e saj transportues të aftë për të goditur shumë më tej, deri në territorin e Shteteve të Bashkuara?

“Objektivi i raketave taktike është sigurisht Koreja e Jugut”, tha Ankit Panda, eksperte në “Carnegie Endowment for International Peace”.

Kim kohët e fundit u kërkoi teknikëve të tij “armë bërthamore më të vogla dhe më të lehta për përdorim taktik”.

Është e qartë se objektivi i tij nuk është më parandaluesi “klasik”.

Andrei Lankov, një rus, i diplomuar në Phenian dhe tani me bazë në Seul, ku ai konsiderohet si njohësi më i madh i çështjeve strategjike të Koresë së Veriut: “Në fillim, programi bërthamor i Phenianit ishte thjesht mbrojtës.

Ata kishin frikë dhe me të drejtë, se pa armë bërthamore regjimi do të përmbysej” (fati i Sadamit në Irak dhe i Gadafit në Libi).

“Por në këtë fazë, nga pikëpamja mbrojtëse, rritja e mëtejshme e arsenalit nuk ka më kuptim”, –  tha Lankov për “Financial Times”.

Do të ishte ajo që teknikët ushtarakë e quajnë “mbivlerësim”, një kapacitet shkatërrues që tejkalon nevojën dhe shpërdoron burimet me këmbëngulje të pakuptimtë.

“Kim nuk ka vërtet nevojë për ndonjë ICBM të ri apo një bombë termonukleare. Kjo më shtyn të argumentoj se ëndrra e tij përfundimtare është të ushtrojë kontroll mbi Korenë e Jugut, duke shantazhuar një mjet taktik”, përfundon profesori.

Shprehja “mision dytësor” e përdorur nga Kim në fjalimin e mbrëmshëm interpretohet si vijon nga koreano-jugori, Go Myong-hyun i grupit të ekspertëve “Asan”.

“Unë mendoj se qëllimi i dytë i forcës bërthamore, është të sinjalizojë se nuk është më një pyetje për të parandaluar, por që tregon aftësinë e detyrimit”, tha ai për faqen e internetit “NK News”.

Analisti i Koresë së Jugut, Go paralajmëron: “Ne nuk duhet të mendojmë se Koreja e Veriut po e shikon luftën në Evropë nga perspektiva e Ukrainës, një vend që nuk kishte asnjë pengesë bërthamore dhe është pushtuar.

Pheniani e sheh këtë duke u identifikuar me Moskën, e cila pas agresionit, ka treguar se si kërcënimi i thjeshtë i përdorimit të energjisë bërthamore garanton një avantazh strategjik”.

Në thelb, kur ai flet për një “mision dytësor”, Kim nënkupton se ai mund të kërcënojë lëshimin e raketave taktike me kokë bërthamore për të anuluar epërsinë konvencionale të forcave jugore dhe për t’i imponuar vullnetin e tij qeverisë së Seulit.

Dhe me ICBM-të që ka zhvilluar tashmë, ai mund t’i “mbajë amerikanët jashtë, duke i vënë ata përballë dilemës: rrezikoni San Franciskon për të shpëtuar Seulin?”, – vëzhgon Lankov.

“Misioni dytësor” i imagjinuar nga Kim, do të ishte i ngjashëm me “operacionin ushtarak special” të nisur nga Vladimir Putin kundër Kievit.

“Demilitarizimi dhe denazifikimi” i vendit fqinj, në këtë rast është Koreja e Jugut, shton profesori rus.

Ai përfundon: “A do të ndodhë? Ndoshta jo, por mendoj se është ëndrra e Kimit: me kalimin e viteve ky skenar ka kaluar nga fusha e të pamundurës, në atë të që nuk ka mundësi… ka një ndryshim të dukshëm”.

Nga një vëzhgim i parë i imazheve të paradës për ditën e forcave të armatosura, të shpërndara nga propaganda e Koresë së Veriut, analistët perëndimorë besojnë se kanë identifikuar një raketë të re me lëndë djegëse të ngurtë të serisë së quajtur Pukguksong.

Dhe më pas, i vlerësuar nga turma, u parakalua Hwasong-17, i konsideruar si raketa më e madhe në botë në kategorinë e transportit rrugor (ajo është vendosur në një lëshues me njëmbëdhjetë akse).

Hëasong-17 ishte fokusi i një ose dy lëshimeve marsin e kaluar. Testi i parë dështoi më 16 mars, por i dyti, më 24 mars.

Propaganda veriore publikoi një videoklip, të stilit Hollivud: Kim me syze dielli që kujton Tom Cruise në filmin “Top Gun”; kolosali Hwasong-17 duke dalë nga hangari në lëvizje të ngadaltë, pas Marshallit; Kim që shikon orën dhe urdhëron zjarrin; raketa që ngrihet në një det shkëndijash; më në fund Marshalli që gëzohet mes hierarkëve dhe teknikëve të tij në lot nga emocionet.

Nisja perfekta, por me dyshimin se propaganda e Phenianit ka bërë një mashtrim, duke përzier imazhet e suksesit të 24 marsit (ndoshta me një raketë më pak të fuqishme se Hwasong-17), me ato të 16-tës, të mbyllura nga shpërthimi pas ngritjes.

Përshtati në shqip: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë