Në konferencën e fundit për shtyp si ambasadore e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, u pyet nga media edhe për situatën në Veri të Kosovës. Ajo kishte një mesazh të drejtpërdrejtë për të dy liderët Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç
“Pozicioni i SHAB-ve është i qartë. Liderët e Kosovës dhe Serbisë pranuan për drafin e asociacionit, por jo vetëm në këtë po për rrugën përpara që do të përfundojë me njohjen e Kosovës. Nuk besoj se do duhet të rikujtohet sesa shumë besojnë SHBA në Kosovë. Afeksioni dhe angazhimi që ne kemi për një Kosove të pavarur. Nëse ju duhet provë, shkoni pak pas, disa vite më pas. Problemi është cilat janë hapat dhe sekuencat që duhen ndjekur që dy palët të lëvizin përpara. Dhe kjo është një kohë që liderët të lënë mënjanë egon dhe të mendojnë për krenarinë kombëtare. Për atë që u thonë miqtë e tyre dhe ta marrin në konsideratë atë që u thonë miqtë e tyre” tha Kim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




