Politike

Kim me Dvoranin: SHBA do të vazhdojë të mbështesë reformat në drejtësi

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë Yuri Kim zhvilloi sot një takim me kreun e KED-së, Ardian Dvorani. Përmes një postimi në rrjetet sociale, diplomatja amerikane tha se me rëndësi është pavarësia, integriteti dhe efikasiteti i institucioneve të drejtësisë.

“U takova me gjyqtarin Dvorani sot për të diskutuar rëndësinë e pavarësisë, integritetit dhe efikasitetit të institucioneve gjyqësore. Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht zbatimin e reformave në drejtësi në Shqipëri. Ne duhet ta kthejmë historinë në drejtim të drejtësisë”, shkruan ambasadorja.

Ky takim vjen në një kohë kur situata është e trazuar pas akuzave të presidentit Ilir Meta, i cili ka kërkuar largimin e Dvoranit nga drejtimi i KED, me pretendimin se i ka përfunduar mandati.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë