Politike

Kim i përgjigjet Metës: Nuk mbështesim asnjë parti, por popullin shqiptar

Ambasadorja e Yuri Kim njoftoi se ka përmbyllur këtë të shtunë takimet me tre udhëheqësit kryesorë të vendit, duke përçuar mesazhin se SHBA nuk mbështet asnjë kandidat në zgjedhjet e së dielës.

“U takova me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha sot, ashtu siç u takova me Presidentin Ilir Meta dhe Kryeministrin Edi Rama në 48 orët e fundit. Theksojmë se SHBA nuk mbështet asnjë parti, apo kandidat, por mbështesim fuqimisht të drejtën e të gjithë qytetarëve shqiptarë për të votuar të lirë dhe në paqe”, shkroi përmes rrjeteve sociale, Ambasadorja Kim.

Ky reagim mbërrin pas deklaratave të Presidentit Ilir Meta, që mbrëmjen e së premtes gjatë një interviste televizive i bëri thirrje Ambasadores Amerikane në Tiranë, që sipas tij, të ndalonte së mbështeturi Ramën dhe të mos ndërhynte në çështje të brendshme të Shqipërisë në mënyrë të njëanshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë