Gazeta Si – Papa është filorus. Deklarata vjen nga Mikhailo Podoliak, këshilltari kryesor i presidentit ukrainas, Volodimir Zelenski.
Në një bisedim të gjatë dhe të mbushur me polemika me Oksana Kharkovska në ‘Kanalin 24’ të Ukrainës, – të publikuar nga siti informativ i Vatikanit, ‘Sismografo’, – Podoliak ka theksuar: “Papa nuk ka asnjë rol ndërmjetësimi, është filorus, i pabesueshëm”.

Kievi ka përjashtuar kështu mundësinë e një ndërmjetësimi të Vatikanit për të zgjidhur konfliktin ushtarak në territorin ukrainas. Podoliak ka përmendur edhe investimet e Rusisë në Ior.
Ukraina ndërkohë ka denuncuar “zgjedhjet farse” të mbajtura nga Rusia në territoret e pushtuara. “Pseudo-zgjedhjet e Rusisë në territoret përkohësisht të pushtuara nuk kanë asnjë vlerë”, – ka pohuar ministri i Jashtëm ukrainas.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




