Sanksionet e nisura nga SHBA-të, janë vendosur ndaj Saud al-Qahtani, një zyrtar i lartë i qeverisë saudite i përfshirë në planifikimin e operacionit që çoi në vdekjen e Jamal Khashoggit dhe ndaj 16 udhëheqësve të tjerë që dyshohet se kanë marrë pjesë në forma të ndryshme.
“Operatorët sauditë që po sanksionojmë, – thotë Ministria Amerikane e Thesarit, – janë të përfshirë në vrasjen e pandershme të Khashoggit dhe do të duhet të përgjigjen për veprimet e tyre”.
Sekretari i Thesarit, Steve Mnuchin, shtoi se do të vazhdojmë të punojmë “për të
konstatuar të gjithë të vërtetën”. Mnuchin theksoi se administrata amerikane do të bëjë çdo përpjekje për të siguruar që “të gjithë ata që janë përgjegjës t’i përgjigjen përpara drejtësisë familjes Khashoggi”.
Sanksionet kanë të bëjnë me të gjitha pronat apo interesat që mbajnë zyrtarët e prekur në SHBA, duke bllokuar kështu të gjitha pasuritë e tyre. Dhe asnjë amerikan nuk do të lejohet të bëjë biznes apo transaksione me individë të sanksionuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




