Bota

Khamenei: Bisedimet bërthamore me SHBA-në nuk do jenë të suksesshme!

Gazeta Si – Në fund të ceremonisë, Ali Khamenei ngre dorën për të “shenjtëruar” turmën adhuruese, e cila shpërthen në një zhurmë, “vdekje Amerikës, vdekje Amerikës!”.

Sapo mundën, pasuesit e Ajatollahut iu kthyen parullave të tyre të dashura kundër “armikut” që gjithmonë e kanë identifikuar Republikën Islamike.

Në skenën kushtuar festimeve të përvjetorit të parë të vdekjes së Ibrahim Raisit, ish-presidentit iranian që humbi jetën në një aksident me helikopter të shumëpërfolur, Lideri Suprem mohoi fjalët e fundit, në mos pozitive, të paktën shpresëdhënëse të Donald Trump në lidhje me negociatat bërthamore: “Nuk mendoj se bisedimet me Shtetet e Bashkuara do të jenë të suksesshme. Nuk e dimë se çfarë do të ndodhë”.

Më pas, ai i drejtohet drejtpërdrejt administratës republikane dhe delegacionit të saj të udhëhequr nga Steve Witkoff: “Dua të jap një këshillë: amerikanët që po flasin në këto negociata indirekte, duhet të mos thonw mw budallallwqe. Të thuash, ‘Ne nuk do të lejojmë Iranin të pasurojë uranium’, është absurditet i plotë. Ne nuk presim lejen e askujt, ne po zbatojmë politikat tona”.

Në fjalimin e tij, Khamenei vlerësoi zgjedhjet e kaluara të vijës së ashpër të Raisit “për refuzimin me vendosmëri të angazhimit të drejtpërdrejtë me Uashingtonin. Ai nuk e lejoi armikun të pretendonte se nëpërmjet kërcënimeve, nxitjeve apo mashtrimeve, ishte e mundur të sillte Iranin në tryezën e bisedimeve”.

Në vitin 2015, ishte presidenti që i parapriu Raisit, “i moderuari” Hassan Rouhani, i cili nënshkroi marrëveshjen bërthamore me Barack Obamën, Aktin JCPOA.

Komentet jo miqësore vijnë pasi Irani tha se po shqyrtonte një propozim nga Omani – ndërmjetës – për një raund të pestë bisedimesh që mund të mbahej në Romë të premten.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë