Nga Gazeta ‘Si’- Në serinë “Sy m’sy”, kryeministri Edi Rama ka komentuar mbi mënyrën se si po trajtohet tema e korrupsionit në Shqipëri, duke theksuar sipas tij se ka një mobilizim të orkestruar për të krijuar perceptimin se “këtu janë gjithë hajdutë”.
Sipas Ramës, SPAK po përdoret si një instrument lufte politike përmes denoncimeve dhe shantazheve të vazhdueshme, çka çon në një mbulim të njëanshëm dhe të ekzagjeruar të temës së korrupsionit
“Sot kemi mbulim histerik të temës së korrupsionit, ku sigurisht këneta është e mobilizuar për të spërkatur me llumin gjithçka dhe këdo. Dhe për ta përdorur SPAK si një mjet të luftës politike. Duke e vënë ata në lëvizje përmes denoncimeve dhe shantazheve permanent. Kjo është një anë e medaljes dhe që krijon perceptimin se këtu janë gjithë hajdutë.
Ndërkohë pse BE e konsideron Shqipërinë se është serioze në luftën kundër korrupsionit dhe është gati për ta pritur në familjen europiane. Ku është zona më e ndotur nga korrupsioni? Aty ku ndodhen paratë publike dhe ato përdoren më shumë nga institucionet përmes tenderave”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




