Gazeta Si – Gjithçka është e kryer për kalimin e Frenk Kesi te Barcelona, sipas asaj që bën me dije “Sky Sport”. Mesfushori do të largohet nga Milani në verë me parametra zero, pasi nuk u gjet një akord për rinovimin e kontratës.
Futbollisti nga Bregu i Fildishtë ka kryer tashmë edhe vizitat mjekësore me klubin katalnas dhe ka firmosur akordin për një kontratë 4-vjeçare, nga e cila do të përfitojë rreth 7 milionë euro në sezon, duke përfshirë edhe bonuset. Shifra këto, që Milani nuk mund t’ia siguronte mesfushorit.

Në anën tjetër, klubi kuqezi duket se ka zgjedhur Divok Origin për sulmin. Sulmuesi belg, në fund kontrate me Liverpulin, ua ka bërë të qartë drejtuesve se nuk ka në plan të rinovojë, kështu që largimi është i sigurt. Milani mund ta marrë me parametra zero, duke ndjekur linjën që i leverdis në këtë moment. Akordi mes palëve duket shumë pranë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




