Bota

Këshilltari i lartë iranian: Marrëveshja me SHBA mund të arrihet shpejt

Zyrtarët amerikanë dhe iranianë u takuan të enjten në Gjenevë, për një raund të tretë bisedimesh indirekte për armët bërthamore, që shihen si thelbësore për shmangien e konfliktit mes dy vendeve.

Negociatat zhvillohen në një kohë që Presidenti Donald Trump ka kërcënuar të godasë Teheranin, nëse nuk arrihet një marrëveshje bërthamore.

Pas tre orësh bisedime në Gjenevë, zyrtarët e përfshirë në negociata thanë se kanë shkëmbyer “ide krijuese dhe pozitive”. Irani e sheh si të arritshme marrëveshjen me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Nëse çështja kryesore e negociatave është parandalimi i Iranit nga prodhimi i armëve bërthamore, kjo do të ishte në përputhje me (dekretin fetar) të udhëheqësit suprem dhe doktrinën mbrojtëse të Iranit, dhe një marrëveshje e menjëhershme është e arritshme”, tha këshilltari i udhëheqësit suprem Khamenei, duke shtuar se ministri i jashtëm iranian Abbas Araghchi, i cili po udhëheq bisedimet për Teheranin, ka “mbështetje dhe autoritet të mjaftueshëm për të siguruar këtë marrëveshje”.

Gjatë javëve të fundit, SHBA-të kanë dërguar mijëra trupa në Lindjen e Mesme, përfshirë anije luftarake dhe avionë furnizimi me karburant. Për dekada të tëra, SHBA-të dhe Izraeli e kanë akuzuar Iranin se po përpiqet të zhvillojë fshehurazi një armë bërthamore, ndërsa Teherani këmbëngul se programi i tij është vetëm për qëllime paqësore.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë