Nga Gazeta ‘Si’- Këshilltarët Bashkiakë të Opozitës në Bashkinë e Tiranës, me anë të një letre drejtuar Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, akuzojnë kryeministrin Edi Rama se ka shkelur ligjin për autonominë vendore.
Sipas tyre, zëvendësimi i kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nga nënkryetarja Anuela Ristani “është bërë me metoda autoritariste dhe të paligjshme”.
Gjithashtu ata akuzojnë Ramën se sipas tyre, që pas arrestimit të Veliajt, po bën një ndërhyrje të paprecedentë dhe të paligjshme në punët administrative dhe vendimmarrjen e Bashkisë Tiranë.
Në letrën drejtuar KE, citohet se është “margjinalizuar roli i Këshillit Bashkiak, duke u shmangur nga vendimmarrja”.
Këshilltarët e Opozitës bëjnë me dije se përpos kësaj, sipas tyre, ka shenja të qarta se administrata e Bashkisë Tiranë po manipulohet dhe kërcënohet për t’u përdorur në zgjedhjet e datës 11 maj.
Ata i bëjnë thirrje institucioneve ligjzbatuese të vijojnë hetimet për çdo rast korrupsioni dhe intimidimi të administratës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.