Ngjarje

Këshilli Ndërfetar reagon për ndarjen nga jeta të një prej themeluesve të tij, Kryepeshkopit Anastas

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë ka shprehur ngushëllimet për Kryepeshkopin e Kishës Ortodokse të Shqipërisë, Anastasj Janullatos, të ndarë nga jetë mëngjesin e të shtunës së 25 janarit 2025.

“Kryepeshkopi Anastas ishte një nga themeluesit e Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, kryetar i KNFSH-së për 2 mandate (2018-2020 dhe 2024). Me këtë rast i gjithë Këshilli Ndërfetar, Bordi i Presidencës (kryetarët e të gjitha komuniteteve fetare H. Bujar Shpahiu, H. Dede Edmond Brahimaj, Pastor Ergest Biti), Kryetari i KNFSH-së për vitin 2025 Mons. Gjergj Meta, Bordi Ekzekutiv, Departamenti i Gruas dhe Departamenti i Rinisë shprehin ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe! Pushoftë në paqe!”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Sipas njoftimit të Kishës Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, sot më 25 Janar 2025 ndërroi jetë Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Anastasi. Ai ishte i shtruar në Spitalin “Evangelismos” të Athinës, si pasojë e funksionimit të pamjaftueshëm të shumë organeve. Më parë, ishte kuruar për disa ditë në Spitalin “Hygeia” të Tiranës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë