Politike

Këshilli i Ministrave shkarkon Erion Veliajn

Nga Gazeta ‘Si’-Këshilli i Ministrave ka shkarkuar Erion Veliajn si kryebashkiak i Tiranës me 50 vota pro.

Vendimi u mor në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, të drejtuar nga kryeministri Edi Rama. 

Mbledhja erdhi një ditë pasi Prefekti i Tiranës i njoftoi zyrtarisht për propozimin e miratuar nga Këshilli Bashkiak.

Pasditen e së martës, Këshilli Bashkiak bashkoi në një të vetme kërkesën e këshilltarëve socialistë për shkarkimin e Veliajt me atë të PD-së dhe Endri Shabanit, duke e miratuar me 50 vota pro.

Pa u mbushur 24 orë, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me stafin e bashkisë dhe kryetaren e komanduar Anuela Ristani. E pranishme ishte edhe Ogerta Manastirliu, kandidatja zyrtare e PS-së për këtë post.

Nga ky takim me dyer të mbyllura në kryeministri, nuk morëm vesh shumë, ndërsa në orën 18:00 të mërkurën, diskutimi për zgjedhjet e pjesshme në kryeqytet vijoi me praninë e mediave.

Në takimin e tij me deputetë socialistë dhe ministra, Rama theksoi se shkarkimi i Veliajt ishte i domosdoshëm duke sinjalizuar urgjencën për zgjedhje të reja.

Sipas Ramës, Tirana ka nevojë për legjitimimin e kryetarit, në mënyrë që të adresohen një sërë problematikash. Ai përmendi disa prej tyre, nga hapësirat publike, te ujësjellësi, mbetjet, transporti publik etj. Po ashtu, Rama paralajmëroi edhe vetëpastrim në radhët e kësaj bashkie.

Sa i takon kandidates socialiste Ogerta Manastirliu, kreu i qeverisë tha se “kandidatët rivalë që do hyjnë në garë të humbur dhe do dalin edhe më të humbur”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë