Drejtësia

Këshilli i Lartë Gjyqësor zgjedh kryetarin e ri

Nga Gazeta 'SI'- Pedagogu i Fakultetit të Drejtësisë, Ilir Rusi është zgjedhur në krye të Këshillit të Lartë Gjyqësor, pas përfundimit të mandatit të Naureda Llagamit.

Rusi është votuar me shumicë votash për të marr këtë post, në mbledhjen e zhvilluar sot të KLGJ, ku Këshilli deklaroi mbarimin e mandatit dhe përfundimin e qëndrimit në detyrë të Naureda Llagamit dhe zëvendësimin e saj me anëtaren më të re, Violanda Theodhori, e zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë si përfaqësuese e shoqërisë civile.

“Këshilli deklaroi mbarimin e mandatit dhe përfundimin e qëndrimit në detyrë të anëtares së Këshillit të Lartë Gjyqësor, znj. Naureda Llagami dhe zëvendësimin e saj me anëtaren më të re, znj. Violanda Theodhori, e zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë si përfaqësuese e shoqërisë civile. Duke qenë se znj. Llagami mbante funksionin e kryetares së Këshillit të Lartë Gjyqësor, me përfundimin e mandatit të saj, Këshilli në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore në fuqi vendosi zgjedhjen e z. Ilir Rusi, Kryetar të Këshillit të Lartë Gjyqësor”, njoftoi sot KLGJ.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë