Nga Gazeta ‘Si’-Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç ka reaguar në lidhje me vendimin e marrë dje nga Këshilli i Europës, për miratimin e rekomandimit për anëtarësimin e Kosovës në KiE.
Daçiç tha se një vendim i tillë është skandaloz dhe i turpshëm. Ministri serb tha se vendimi shkel të gjitha parimet mbi të cilat mbështetet Këshilli i Europës
“Vendimi i Komisionit Politik të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për rekomandimin për pranimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës është i turpshëm dhe skandaloz. Ky vendim shkatërron të gjitha parimet mbi të cilat mbështetet Këshilli i Europës, sepse për herë të parë është propozuar pranimi i një vendi që nuk është anëtar i Kombeve të Bashkuara dhe nuk është i njohur ndërkombëtarisht. Vendimi paraqet një tjetër dëshmi të kthimit dhe përfundimit të së drejtës ndërkombëtare”, tha Daçiç.
Ai shtoi se ky vendim shkel integritetin e Serbisë dhe vjen në një kohë kur “Prishtina nuk po bën asgjë, por bllokon mallrat, dinarët dhe e vë popullin serb në Kosovë e Metohi në një gjendje katastrofe humanitare.”// Tanjug
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.