Sociale

Këshilli i BE-së rekomandon heqjen e kufizimeve për lëvizjet drejt unionit

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë njoftoi sot se Këshilli Evropian ka përditësuar rekomandimin për heqjen e masave kufizuese për udhëtimet jothelbësore drejt Bashkimit Evropian.

Këshilli rekomandon që shtetet anëtare të BE-së duhet të lejojnë udhëtimet jothelbësore edhe për vendet e treta, që janë pjesë e listës së BE-së për heqjen e kufizimeve, ku përfshihet edhe Shqipëria.

Duke filluar nga data 1 mars, do të lejohen të udhëtojnë drejt vendeve të BE-së personat e vaksinuar me një vaksinë të miratuar nga BE ose OBSH, me kushtin që të kenë kaluar të paktën 14 ditë nga marrja e dozës së fundit dhe jo më shumë se 270 ditë para mbërritjes në një shtet të BE-së.

Po ashtu, do të lejohen personat e rikuperuar nga COVID-19.

MEPJ njofton se për disa nga këta udhëtarë, mund të zbatohen masa shtesë si testimi PCR përpara udhëtimit.

“Për fëmijët e moshës nën 6 vjeç, Këshilli rekomandon të mos kërkohet apo zbatohet asnjë masë shtesë. Kujdes! Shtetet anëtare të BE-së gjithashtu mund aplikojnë masa shtesë si karantinimi.

Rekomandimi i Këshillit do të rishikohet sërish brenda datës 30 prill 2022 nga Komisioni Evropian”, thuhet në njoftim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë